Ashtu si vitin e kaluar, edhe sivjet Cristino Ronaldo ka vendosur të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Dubai. Në Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndahen edhe çmimet “Globe Soccer Awards”, me portugezin që është në listë për top futbollistët e 2020 dhe më të mirin e shekullit.
Por edhe në këto momente, duket se stërvitja për Ronaldon nuk ndalet dhe përkrah tij ka një shoqërues special. Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, princi i kurorës së Dubait, ka postuar një video në Instagram ku shfaqet në palestër përkrah yllit portugez.
