Categories Lajme

Nuk i pëlqente ushqimi i burgut dhe flirtonte në TikTok, vrasësi deportohet në Shqipëri (Emri)

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe pritet të transferohet në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes për riatdhesimin e të burgosurve mes dy vendeve. Eugert Merizaj, i dënuar me 32 vite burg në vitin 2022 për përfshirje në vrasjen e tregtarit të drogës Hemawand Ali Hussein, ndodhet aktualisht në burgun HMP Manchester. Ai është bërë i njohur pasi ka postuar shpesh video “live” në TikTok nga qelia, duke kërkuar kthimin në atdhe, në shkelje të rregullave të burgut.

Transferimi i tij lidhet me skemën e vitit 2023, sipas së cilës Britania paguan rreth 4 milionë paund në vit për të kthyer në Shqipëri rreth 200 të dënuar shqiptarë për vepra të rënda penale. Edhe pse procesi ka pasur vonesa dhe deri tani janë transferuar vetëm pak të burgosur, një gjykatë në Fier ka njohur dënimin e Merizajt në nëntor, duke i hapur rrugë kthimit të tij. Pas përfundimit të procedurave, ai pritet të dërgohet në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Autoritetet britanike theksojnë se mbajtja e një të burgosuri kushton mbi 53 mijë paund në vit dhe se të dënuarit për krime të dhunshme përbëjnë rrezik për sigurinë. Aktualisht, në burgjet britanike ndodhen ende 15 vrasës shqiptarë që përfshihen në këtë skemë, mes tyre Koci Selamaj, i dënuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, si dhe Ali Qazimaj dhe Erland Spahiu, të dënuar për krime të rënda. Ministria britanike e Drejtësisë njofton se deportimi i shkelësve të huaj është intensifikuar, me mbi 5,400 persona të larguar vetëm gjatë vitit të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME