Categories Lajme

Nuk ia lëshoi dorën nipit: Histori prekëse nga Izmiri

Historitë prekëse që vijnë nga Izmiri i tronditur nga tërmeti i së shtunës janë të shumta. Deri më tani numërohen 85 viktima, ndërsa vijojnë kërkimet në ndërtesat e shkatërruara. Siç raportojnë mediat turke, sëfundmi ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat nipin dhe gjyshin e vdekur, ndërsa për fat të mirë, gjyshja doli e gjallë. Njëri prej pjestarëve të ekipit të shpëtimit që punoi aty tregon se gjyshja nuk ia kishte lëshuar dorën prej 14 orësh nipit të vdekur që gjendej poshtë rrënojave pranë saj.

“Atij i kishte vdekur babai para katër vitesh dhe kishte ardhur për të jetuar me gjyshërit në Izmir, ku edhe humbi jetën nga tërmeti. Kjo na preku shumë”, tregon ai për mediat turke. Më herët, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë nga ndërtesa e shkatërruar edhe një 3 vjeçare, e cila ishte aty prej 65 orësh duke rritur optimizmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME