Kryeministri Edi Rama para pak minutash ka pasur një reagim në Instagram, ku shprehet entuziastme vendimin e qeverisë së tij për të mbyllur pikat e basteve. Rama shkruan se një Vit i Ri pa kumar dhe pa kapsolla nuk ishte parë prej vitesh.
‘’ Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s’ishte parë prej shumë kohësh. E pastë këmbën e mbarë deri në fund”, shkruan Rama.
Edhe pse nga 1 Janari aktiviteti i basteve sportive është jashtë ligjit në Shqipëri, shumë kompani kanë zgjedhur që të regjistrohen si biznese në shtete të huaja dhe në vendin tonë të maskohen si bar kafe, duke ushtruar sërish aktivitetin e tyre, tashmë online.
Po ashtu gjatë natës së ndërrimit të viteve një pjesë e mirë e qytetarëve hodhën fishekzjarre, duke sfiduar haptazi vendimin e Ministrisë së Brendshme për të ndaluar tregtimin e tyre.