Categories Lajme

Nuk iu bind vendimit të grupit të PD për Lindita Nikollën, Vangjel Dule tregon hapur votën në seancën plenare: Tymnajë e pakuptimtë…

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i dalë deputet në listat e PD ka preferuar dje të veprojë ndryshe nga grupi demokrat, i cili grisi fletët e votimit për kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Ai u pa në seancë që të votonte, teksa nuk u zbulua nëse vota e tij ishte pro apo kundër Nikollës.

Ka qenë vetë Dule që ka sqaruar sot me anë të një mesazhi se vota e tij ka qenë kundër kandidaturës së Lindita Nikollës.

“Me gjithë deklaratën time të qartë dje pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, në prani të shumë mediave, ende vazhdon të përhapet një tymnajë mediatike e pakuptimtë. Ashtu siç pata kurajon publikisht të diferencohem, për arsye konceptimi të ndryshëm, nga shumica e kolegëve opozitarë në mënyrën e votimit, për më tepër nuk më mungon ajo ta pohoj po publikisht, në respekt të së drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën që tentohet të shtrembërohet qëllimisht, pavarësisht se nuk është etike në rastin e votës së fshehtë, se vota ime ishte kundër kandidaturës së Zonjës Nikolla”, deklaron Dule.

Ndërkohë që sipas Kuvendit, Lindita Nikolla, u zgjodh kryetare e Kuvendit pas një votimi ku morën pjesë 137 deputetë, nga 83 vota të vlefshme siguroi 79 vota pro dhe 4 kundër. Kujtojmë se LSI deklaroi katër votat e saj kundër Nikollës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME