Categories Lajme

“Nuk jam tutor”, francezi josh me striptiste lokalet në Shqipëri, zhduket me mijëra euro

U premtonte bizneseve në kryeqytet se do tu ndikonte në rritjen e imazheve të lokaleve, duke marrë përsipër marketingun dhe sjelljen e balerinave nga Europa kundrejt 10 mije eurove, por merrte paratë e shërbimit si parapagesë dhe z hdukej pa kryer asnjë nga ato çka kishte premtuar.

Gjykata e Tiranës ka d ënuar në mungesë shtetasin francez, Cristofer Alain Mendes, i cili kishte hapur një zyrë në kryeqytet dhe u vetë-ofrohej bizneseve të ndryshme duke marrë përsipër disa shërbime që kishin të bënin me rritjen e imazhit, kryesisht të lokaleve.

Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimeve të shumta të bëra në policinë e kryeqytetit nga bizneset e mashtruara. Prokuroria e Tiranës e ka pasur të pamundur ta kontaktojë f izikisht 42-vjeçarin francez por është lidhur me të nëpërmjet telefonit. Por shtetasi i huaj ka mohuar të ketë marrë përsipër këtë shërbim, duke u deklaruar autoriteteve shqiptare se ai kishte marrë përsipër vetëm shërbime marketing dhe ai nuk ishte tutor.

Gjithashtu 42-vjeçari ka pranuar se nuk kishte asnjë certifikatë apo diplomë në lidhje profesionin që kishte marrë përsipër të kryente në Shqipëri, madje nuk ishte regjistruar as në Zyrën e Punësimit.

Prokuroria ka arritur në konkluzionin se shtetasi francez duke shfrytëzuar shtetësinë franceze krijonte iluzione te  persona të ndryshëm për një aftësi menaxhuese apo për mundësi financiare dhe në këtë mënyrë i mashtronte ata duke u marrë pasuri apo shuma të konsiderueshme në euro pa u ofruar shërbimet përkatëse./Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME