Categories Showbiz

“Nuk je për kërcim, shko bëj fëmijë”, të gjithë kundër Albi Nakos pas deklaratës s*ksiste, e sulmon dhe aktori i “Portokallisë”

Ditën e sotme në programin “Just Dance” konkurroi një 40-vjeçare, që i habiti të gjithë me energjinë e saj. Mirëpo perfromanca e saj nuk i pëlqeu shumë anëtarit të jurisë, Albi Nako, i cili i tha konkurrentes që më mirë do të ishte të martohej e të bënte fëmijë.

“Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde  mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, u shpreh Albi.

Ky koment nuk është pritur fare mirë nga publiku, që i është kthyer kundër koreografit të njohur. Shumë njerëz i janë revoltuar me të, duke u shprehur se ai nuk ka asnjë lloj të drejte të ofendojë një person për shkak të moshës.

“S’ka askush të drejtë të ofendojë, le të jetë edhe 70 vjeçe tjetra. Trego respekt se je dhe profesionist”, ka komentuar dikush. Ndërsa një tjetër shkruan: “Të të ofendoj tjetri në këtë pikë. O injorant nuk je për atë karrige, çohu ik në shtëpi”. Të tjerë e kanë konsideruar këtë koment të Albit edhe si bullizëm e për këtë asye ka reaguar edhe aktori i “Portokalli”-së, Aleks Seitaj.

“Duke shprehur gjithmonë mendimin tim personal. Marr shkas nga x program televiziv. Mosha nuk ka të bëjë fare me mundësinë për të ëndërruar, kërcyer, kënduar apo perfromuar. Fakti që je grua nuk do të thotë që duhet të mbyllesh në shtëpi, të gjesh burrë dhe të lash tapetet. Dhe nuk ka asnjë aktor, këngëtarë, balerinë, superstar apo lesh me qime, që të të tregojë se si ti duhet ta jetosh jetën, se si duhet të ëndërrosh. Mundësisht edhe 100 vjeç, ndiq ëndrrën tënde”, shkruan Aleksi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME