Categories Lajme

“Nuk ka pasur as borxhe, asnjë lloj gjëje”- Si u gjet i pajetë biznesmeni, ishte hedhur në humnerë

Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor, është gjetur këtë të shtunë pranë Malit të Dajtit. Burimet thanë se efektivët e policisë kanë gjetur fillimisht një xhup me njolla gjaku dhe kjo i ka shtyrë të vijojnë me intensitet kërkimet në zonën e Malit të Dajtit.

Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që me ndihmën e një qeni kanë kërkuar në të gjithë zonën dhe kanë gjetur në humnerë trupin e pjetë të babait të dy fëmijëve.

Mësohet se rezulon që në trupin e viktimës të ketë shenja dhunë, por do të jetë mjekësia ligjore ajo që do e përcaktojë nëse këto shenja janë për shkak të rrëzimit në humnerë apo nëse është dh unuar pasi është marrë peng.

KAFJA E FUNDIT

Kafen e fundit biznesmeni Ruzhdi Hoxha e ka pirë me Ferdinand Rrushin, një person me precedentë penalë e mbi të gjitha në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Ai u thirr për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si personi i fundit që kishte takuar ndërtuesin Hoxha, por aty u arrestua. Rrushi u arrestua më 25 tetor, por Policia e Tiranës, në njoftimin zyrtar, deklaronte se ishte kapur si person në kërkim për tra fik dr oge, ak uzë për të cilën kishte lëshuar urdhrin e arr estit ndërkombëtar Gjykata e Genovas në Itali.

Në dosjen hetimore thuhet se duke ndjekur itinerarin e lëvizjes së mjetit tip “Passat”, kamerat e sigurisë e kanë fiksuar deri në afërsi të Qafë Mollës, në Malin e Dajtit. Më pas, nga aty nuk kishin arritur të gjenin më asnjë gjurmë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, deri ditën e shtunë ku trupi i pajetë i tij u gjet në humnerë. Djali i biznesmenit të zhdukur: Ditën e fundit ishte me një shok të vjetër Samir Hoxha, djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, thotë për “Klan Neës” se ai ka dalë me shoqërinë, me të cilët njihej prej vitesh.

Njëri prej shokëve të tij është dhe Fredi Rrushi, i cili është tashmë i arrestuar nga Policia. Policia ka ngritur dyshime se ngjarja ka të bëjë me çështje borxhi, të cilat familjarët i mohojnë kategorikisht. Samir Hoxha shprehet se deri tani nuk ka pasur asnjë kontakt të dyshimte për kërkim të shumave monetare apo pretendim për rrë mbim të 43-vjeçarit.

“S’ka lidhje çështje borxhesh. Se unë po shoh edhe disa media që po shkruajnë për çështje borxhesh e materiale ndërtimi. Me vëllanë kemi 2 biznese, 3 me gjithë karburantin. Kemi 3 biznese, unë me babin. Nuk kanë lidhje fare. Bizneset ne i kemi në zgjerim, jo në falimentim. Ne nuk kemi asnjë biznes në falimentim. I kemi të gjithë në zgjerim e sipër. Nuk ka lidhje, nuk ka pasur borxhe, po të ketë pasur unë do ta dija. Nuk ka pasur as borxhe, asnjë lloj gjëje.

Thjesht disa gënjeshtra që i bëjnë mediat kot më kot nga mendja e vet, sepse mua nuk më ka pyetur njeri. I pari që vjen e më pyet je ti. Nuk është se më ka pyetur njeri. I thonë nga mendja e vet, nga aludimet e veta. Me këto 2 biznese jemi marrë. Me fabrikë betoni dhe karburant. Me mua është marrë gjatë gjithë kohës”, shprehet djali i biznesmenit të zhdukur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME