Categories Lajme

Nuk kanë kryer veprimet e duhura, Gjykata pezullon nga puna katër punonjës policie

Gjykata e Vlorës la në fuqi masën e sigurimit të pezullimit nga puna dhe mosushtrimit të funksioneve publike të katër punonjësve të komisariatit të Himarës. Relatorja Elona Mihali argumentoi se palët nuk kishin kundërshtime apo prentedime lidhur me zbatimin e masës së sigurisë.Gjithashtu Mihali arsyetoi se gjykata kishte dyshime të arsyeshme se  shtetasit si në nivel drejtues apo edhe punonjësit  e policisë nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura në lidhjet me realizimin e kontrollit.

Ndërkohë janë konstatuar mangësi në dosjet e  administruara nga Prokuroria. Më parë, palët kanë pretenduar një masë sigurimi më të lehtë,  pra rrëzimin e pezullimit nga detyra ose pezullimin nga detyra me afat. Por Gjyqtarja Mihali argumentoi se për shkak të natyrës komplekse dhe dinamike të hetimit, pezullimi nga detyra do të jetë pa afat deri në  përfundim të hetimit.

Ekzekutimi i masës së pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike është kryer nga drejtoria e Standardeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Kjo seancë është e fundit sa i përket vlerësimit të masave të sigurisë dhënë më herët nga gjykata e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME