Categories Lajme

“Nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante për prodhimin e energjisë”, Rama: Kush hedh hapa shtrembër, por ra në rrjetën e drejtësisë do përgjigjet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kush nuk ecën drejt por shtrembër, po ra në rrjetën e drejtësisë do përgjigjet.

Duke folur për çështjen e inceneratorëve dhe implikimet e disa zyrtarëve të PS, Rama tha se është shumë krenarë për ato vepra duke theksuar se nuk janë inceneratorë, por impiante për prodhimin e energjisë.

“Së pari që nga fakti që akoma flitet për inceneratorë është një shërbim pa cilësi që i bëhet publikut. Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet.
Ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë. Jam hsumë krenar për ato vepra, veprat janë aty. Është një punë kaq e rëndësishme sa sot territore të Shqipërisë marrin frymë lirisht.

Nëse në këtë proces apo çdo proces tjetër, individë të caktuar përveçse bëjnë punën e shtetit dhe të xhepit të tyre, kjo nuk ka lidhje me qeverinë, kjo ka lidhje me një cenim të ligjit dhe një përgjegjësi, që në rast se drejtësia e nxjerr në pah, do të thotë që të jemi të gjithë shumë të kënaqur që kush përdor detyrën shtetërore për përfitim personal, do përfundojë atje, ku deri dje nuk ua priste mendja njerëzve se do përfundonin njerëzit me pushtet.
Qëndrimet e mia janë qëndrime që nuk do i shihni të lidhura me personat.

Në sensin që këta njerëz kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund. Ne kemi për detyrë të shtyjmë përpara reformën në drejtësi. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është një vlerë e re që po krijohet nga PS, nga kjo shumicë qeverisëse. Nuk është shumica që ka kapur drejtësinë, nuk është shumica që ka bërë reformën në drejtësi për të goditur ata që ka kundër.

Është shumica që thotë ne duam një Shqipëri ku drejtësia të mos shohë as majtas, as djathtas, por drejtë. Kush, duke u rreshtuar majtas ose djathtas po nuk ecën drejt, por hedh një hap drejtë e një hap shtrembër, po ra në rrjetën e drejtësisë do përgjigjet”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME