Categories Lifestyle

Nuk keni kohë për ushtrime? Provoni stërvitjen që zgjat vetëm 4 sekonda

Shpeshherë ne ankohemi që nuk kemi mundësi të gjejmë kohë nga dita jonë e ngarkuar për t’u stërvitur. Por, sipas një studimi të kryer së fundmi, do ju duhen vetëm 4 sekonda stërvitje për të patur një rezultat të shkëlqyer. Studiuesit u shprehën se mjaftojnë vetëm katër sekonda vrap, me shpejtësi të plotë, për një distancë të shkurtër, çdo orë, për të djegur yndyrnat dhe për të mbajtur trupin në formë. Kjo është shumë efektive, sidomos për individët që qëndrojnë ulur për një kohë shumë të gjatë.Për këtë ushtrim këshillohet të bëhen lëvizje edhe me anë të një biçikletë të palëvizshme. Studiuesit shprehen se në ato katër sekonda digjet shumë yndyrë dhe kjo çon në nivele më të ulëta të triglicerideve.Trigliceridet janë një yndyrë në gjak, e cila mund të rritet si pasojë e konsumimit të ushqimeve me shumë yndyrë ose më shumë kalori.

Nivele të larta të triglicerideve mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimit, pasiviteti fizik i karakterizuar nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Autori kryesor i studimit, Ed Coyle shprehet: Kur qëndroni ulur për pjesën më të madhe të ditës, ushtrimi intensiv për vetëm 4 sekonda vendos në lëvizje gjithë trupin tuaj./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME