Categories Lajme

Nuk kishte leje qëndrimi afatgjatë, nënës shqiptare i mohohet bonusi i lindjes

Shteti italian ofron 800 euro bonus për çdo fëmijë që lind, edhe nëse nëna nuk është italiane. Mirëpo një shqiptareje i është mohuar shuma e sipërpërmendur, nga instituti për përkujdesjen sociale, pasi nuk kishte leje qëndrimi afatgjatë.

Nisur nga ky fakt shqiptarja ka vendosur që të apelojë vendimin. Gjyqtari në Pistoia, Francesco Barraca i ka dhënë të drejtë shqiptares, dhe e ka quajtur diskriminues vendimin ndaj saj. Vendimi është marrë 27 majin e shkuar.

Përveç pagesës së bonusit, Instituti duhet të dëmshpërblejë shqiptaren me 1776 euro. Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptarja kishte leje qëndrimi për motive familjare, që edhe pse nuk ishte afatgjatë, i lejohej që të punonte rregullisht në Itali.

Gjykatësi tha më tej, se bazuar në ligj, nëse një grua punon në Itali, nuk ka përse të mos e përfitojë bonusin për shkak të nënshtetësisë. Një rast i tillë është regjistruar edhe në Gjykatën e Milanos në 2017-ën, ku Instituti kishte humbur gjyqin, pasi ishte konsideruar si veprim diskriminues. Gjithashtu në gjykatat e Italisë ka një sërë çështjesh të tjera, që janë në proces e sipër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME