Categories Lajme

Nuk mbyllën lojërat e fatit, 14 të proceduar në 24 orët e fundit

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë proceduar penalisht 14 persona në total në qytetet Korçë, Tropojë, Berat dhe në Sarandë, pasi kanë shkelur ligjin duke mos mbyllur lojërat e fatit pas 1 janarit të këtij viti. Personat akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi nga policia:

Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 4 raste dhe konkretisht në Korçë, në Tropojë, në Berat dhe në Sarandë.

Ndërkohë 7 shtetas janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me 5 monitorë, pajisje elektronike, një tavolinë pokeri etj. të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara. Në Korçë 4 shtetas janë proceduar, konkretisht shtetasit: D.P, 48 vjeç, (pronari) i lokalit, si edhe shtetasit: A.P., 51 vjeç, E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokal në lagjen Nr. 16, të qytetit të Korçës, shtetasit e mësipërm u konstatuan duke luajtur lojëra fati. Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike. Në Sarandë është proceduar penalisht shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME