Categories Teknologji

Nuk mjafton të binden, robotët duhet edhe të kuptojnë

Njësoj si njeriu, edhe për robotët nuk është më e mjaftueshme që t’i bindesh komandave në mënyrë automatike. Ata duhet të kuptojnë se përse duhet të kryejnë veprime të caktuara.

Nuk po afron një rebelim i makinave, por një revolucion i kërkuar nga njeriu për të mund të jetuar me robotët në mënyrën më të mirë, si në vendet e punës edhe në shtëpi, duke rritur efektshmërinë dhe sigurinë. Thërritja për këtë ndryshim vjen nga revista “Nature Machine Intelligence” dhe lind nga bashkëpunimi mes universitetit britanik të Brimingamit, Institutit të BioRobotikës së Shkollës së Lartë Sant’Anna, Universitetit të Puzës, të “Queensland University of Technology” dhe të agjencisë hapësinore gjermane DLR.

Studiuesit janë të njëjtët që në shkurt 2019 kishin ftuar komunitetin shkencor ndërkombëtar që të shkonte përtej ligjeve klasike të robotikës të përcaktuara nga Isaac Asimov, i cili përcaktoi rregullat e para në botë për të bërë më të lehtë bashkëjetesën mes njeriut dhe robotëve. “Ajo që po shfaqet është se robotët e kanë të nevojshme të dinë arsyet për se po e bëjnë një punë dhe nëse kushtet në të cilat operojnë janë të sigurta për ata vetë dhe për njerëzit me të cilët bashkëveprojnë”, thotë autori kryesor i këtij kërkimi, Valerio Ortenzi, i Universitetit të Birmingamit.

Objektivi përfundimtar është që të krijohet një gjeneratë e re robotësh në gjendje jo vetëm që të operojnë me sukses në situata komplekse, por mbi të gjitha, të bashkëpunojnë në mënyrë të sigurt dhe të efektshme me njeriun. Tani mbetet vetëm që të bindet i gjithë komuniteti shkencor për të ngritur instrumentet e reja për të arritur atë që ekspertët e robotikës e quajnë “algoritmi përfundimtar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME