Categories Lajme

Nuk mori dot provimet, vajza hidhet nga kati i 11

Adela Gjoka ishte në vit të fundit të shkollës së lartë, në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme e reja u vetëhodh nga kati i 11-të në Rrëshen, një pallat në ndërtim ku jetonte me familjen e saj.

Në të njëjtin pallat ku edhe babai i saj punonte si roje i objektit.

Adela mësohet se kishte shfaqur probleme 5 ditët e fundit.

Familjarët thonë se për shkak të provimeve, e kishin dërguar në spital për kontroll, por gjendja e saj nuk ishte përmirësuar.

Babai thotë se prisnin nga momenti në moment të përjetonin dhimbjen e ndarjes nga jeta të të atit, gjyshit të Adelës, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por mbrëmë në orën 23:00 lajmi që nuk e prisnin, u ka krijuar një tronditje të madhe.

Adela mësohet se u mbyll në tualet, kishte vendosur një shami në sy dhe u hodh.

Familjarët thonë se britmat e saj kanë ngritur në këmbë gjithë lagjen.

Të parët që kanë mbërritur në vendngjarje thonë se e kanë gjetur të gjallë ndërsa për pak minuta ka ndërruar jetë.

Adela njihej në qytet si vajzë korrekte, e sjellshme dhe e dashur, por me sa duket drama e varfërisë nga njëra anë, presioni i vështirësisë për t’u arsimuar nga ana tjetër e çuan drejt aktit ekstrem.

I ati i Adelës thotë se mezi e përballojnë jetesën nga të ardhurat e pakëta, teksa tregon dhimbjen që i ka shkaktuar ikja e vajzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME