Categories Lajme

Nuk ndihmuan burrin në karrige me rrota, shoferi detyron të gjithë pasagjerët e autobusit të zbresin

Një histori e pazakontë ka ndodhur në Paris. Një shofer autobusi pasi arriti në ndalesën e rradhës, detyroi të gjithë pasagjerët të zbrisnin, për një arsye mjaft humanitare dhe ndëshkuese në të njëjtën kohë. Siç raporton huffingtonpost, asnjëri nga pasagjerët nuk ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar një të paralizuar në karrike me rrota, i cili po priste autobusin, ndaj edhe shoferi i detyroi të gjithë të zbrisnin.  Ngjarja u bë mjaft virale sapo u nda në rrjetin social të “Tëitter” nga një shoqatë që garanton të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

“Pasi asnjë nuk ndihmoi burrin në karrike me rrota të hipte mbi autobus, shoferi u revoltua dhe kërkoi nga pasagjerët të braktisnin autobusin. “Zbrisni të gjithë”, u tha ai.  Më pas duke iu drejtuar burrit në karrocë, tha : Ai po që mund të ngjitet, të gjithë të tjerët të qëndrojnë pas”, shkruhet në postimin në Tëitter.

Protagonisti i historisë, burri në karrige me rrota menjëherë pas raportimit u kontaktua nga Huffpost France, duke konfirmuar edhe ngjarjen.  “Po prisja autobusin me vëllain tim, dhe kur erdhi asnjë nuk më ndihmoi të ngjitesha, pavarëisht se autobusi ishte i specializuar për personat me aftësi të kufizuar”, rrëfen burri.

Sipas asaj që tregon ai shoferi iu afrua atij dhe vëllait të tij duke i thënë: Të gjithë një ditë  mund të keni nevojë për një karrige me rrota, dhe mënjeherë na hipi brenda, duke i zbritur të gjithë të tjerët nga autobusi”, rrëfen ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME