Categories Lajme

Nuk njeh asnjë notë veç dhjetës, mjeken ekselente e ‘’rrëmben” Gjermania

Aurela Kullollit tashmë nuk do t’i duhet të studioj më librat e shkollës, pasi 24 vjeçarja përfundoi me rezultate të shkëlqyera studimet universitare.

Aurela ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve të larta Master Shkencor në degën e mjeksisë me mesatare 10.

Nga klasa e parë e deri në momentin e diplomimit Aurela kurrë nuk ka marë një 9-të. Arsyeja se përse u bë mjeke, ishte sëmundja e babait të saj.

“Kur kam qenë e vogël babi ka vujatur nga veshkat. Ta shikoja babin që ishte forca më e madhe shtëpisë në gjendje të sëmurë në spital më vinte shumë keq dhe ndjehesha e pafuqishme. Kur shikoja mjekët me përparse të bardha më dukeshin si engjëj. Domëthënë figura më pranë Zotit. Zoti ka fuqinë e krijuesit, kursë doktorri është disa hapa mbrapa tij duke shërbyer si një shpresë për njeriun dhe sëmundjen”- tha Aurela Kullolli.

Ekselentes shqiptare shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi. Edhe pse Aurela e do shumë Shqipërinë, përsëri oferta është tepër joshëse.

“Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administrat nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh rënditjen në maturën shtetërore unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është krim. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit do ta shoh”- u shpreh ekselentja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë

Interpol Tirana Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME