Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%.

“Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregtarëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushqimore në Europë dhe ky është një handikap shumë i madh duke marr parasysh të ardhurat e shqiptarëve” shprehet eksperti për bujqësinë Gjok Vuksani.

Sipas INSTAT, tashmë sasia e produkteve bujqësore që importohen në Shqipëri janë 3 herë më të larta me sasinë që vendi eksporton në tregjet e huaja duke theksuar gjithmonë e më shumë varësinë e qytetarëve shqiptarë nga ushqimet e huaja.

“Pothuajse jemi kthyer 10 vite më përpara që ishim në raportin 3/1. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kërkesës ku ka ndikuar turizmi dhe mungesa e kompensimit të produkteve shqiptare “Made in Albania”. Pra bujqësia nuk po i përgjigjt kërkesës çka bërë që sytë të hidhen nga importi”, tregon në të tjera zoti Vuksani.

Për të ndalur rritjen e cmimeve të prodhimit vendas dhe për të nxitur eksportet shqiptare qeveria ka përfshirë në paketën fiskale rimbursimin me 10% të faturës që fermerët do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo përpunuesit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME