Categories Lajme

Nuk respektojnë asnjë sinjalistikë, nisma për të ndryshuar ligjin: Gjoba edhe për këmbësorët

Në rrugët e Tiranës, krahas shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, nuk mungojnë as këmbësorët të cilët bëhen palë me shkelësit.

Në këtë semafor që po shihni, të cilin ne e vëzhguan për disa minuta, kishte me dhjetëra qytetarë të cilët në vijat e bardha kalonin me semafor të kuq.

Këta janë qytetarë të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre, duke u treguar të paduruar e duke i prerë rrugën qarkullimit të automjeteve

Së fundmi, policia rrugore dhe Ministria e Brendshme, kanë dal me një sondazh online ku po pyesin qytetarët nëse duhet rritur masa ndëshkuese për këmbësorët të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Eksperti rrugor Artur Sulçe thotë se për këtë nismë jemi ende në kohë.

“Drejtuesi i mjetit dhe këmbësori quhen përdorues rruge, atëherë edhe normat e sjelljes që janë përcaktuar në kodin rrugor, duhet të zbatohen nga të gjithë këta përdorues rruge. D.m.th, po bëhet një përpjekje për të zbatuar ligjin, këtë duhet të kuptojmë”, shprehet Artur Sulçe.

Krahas masave ndëshkuese, duhet të përfshihen një sërë aktorësh që të ndërgjegjësojnë këmbësorët.

“Edhe puna që duhet bërë, me aktorët që lidhen me aksidentet rrugore, nëpërmjet fushatave, nëpërmjet posterave, nëpërmjet reklamave, të gjitha me radhe, duhet t’ia bëjmë të ditur qytetarëve dhe çdo përdoruesi të rrugës, se si duhet të sillet në rrugë”, shton Sulce./topchannel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME