Categories Lajme

Nuk shënohet asnjë humbje jete në vend, 7 raste pozitive

Gjatë 24-orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që janë evidentuar 7 raste pozitive nga 3138 testime të kryera. Infektimet e reja kanë rezultuar 4 në Tiranë, si dhe nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Gjatë 24-orëve të fundit bëhet me dije se janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 7 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i MShMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3138 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME