Categories Lajme

‘Nuk tolerojmë. S’ka beton, vetëm dru’/ Protesta në Theth: Ku do të shkojnë turistët? Po na merrni të ardhmen

Një sipërmarrës që ka dalë në protestë kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth thotë se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po ‘vret’ të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.

“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini.

Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë. Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën.

Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër. Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur.

Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë, kush do të ndërtojë në këtë vend. Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë.”, tha ai.

Një banor me aftësi të kufizuara ka folur mes lotësh për mediat teksa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit.

Ai ka treguar se toka është e tij dhe jo e blerë. Po ashtu, tregon se ka aplikuar për leje ndërtimi, por nuk iu eshte dhënë.

“Kemi hedh shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyre në borxh, e tani po i prishin. Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time. Kemi aplikuar për leje, por nuk na e japin, me prit pas 20 vjetëve leje. Toka është e imja, jo e blerë, trashëgimi”, u shpreh ai.

Banori thotë se është investuar sipas udhëzimeve që kanë marrë, pa beton, vetëm strukturë druri, ndërsa bërti thirrje që shteti të vijë të verifikojë.

“Unë kam investu ashtu siç kanë kërkuar, jo beton, nuk ka asnjë lloj betoni, vetëm dru. Të vijnë e ta shohin, nuk ka asnjë pëllëmbë beton”,  tha ai i përlotur.

“Kemi hedh shpenzimet e gjithë jetës, kemi hyre në borxh, e tani po i prishin. Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time. Kemi aplikuar për leje, por nuk na e japin, me prit pas 20 vjetëve leje. Toka është e imja, jo e blerë, trashëgimi. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, se dalim në rrugë të madhe. E vetmja mënyrë kjo është, vetëm me vdek na ka ngel. Familja çfarë të jetoj, çfarë të bëj këtu. Të gjitha lekët këtu janë derdhur, me borxh, pension, të gjitha bashkë.

Synojmë me vu dore shteti me na lënë te jetojmë, vetë kanë ardhur na kanë thënë me ardh me investu, tani nuk ka lënë. Unë nuk jam i ardhur, jam këtu. Toka është e imja, nuk e kemi blerë e kam trashëgimi. Unë kam investu ashtu siç kanë kërkuar, jo beton, nuk ka asnjë lloj betoni, vetëm dru. Të vijnë e ta shohin, nuk ka asnjë pëllëmbë beton, nuk kam çfarë të ndërtoj më unë. Kanë ik lekët.”, shprehet ai mes lotësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME