Categories Lajme

Nuk u pranua si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, Vladimir Kola zbulon farsën e konkurimit në universitetet publike

Vladimir Kola me doktoraturë në Romë nuk është pranuar si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë e në vend të tij pranohen 2 kandidatë të tjerë vetëm me mastër. Kjo gjë u bë e ditur nga ish-zëvendës ministri Arsimit Taulant Muka.

I ftuar ditën e sotme në Fax News, Kola foli për farsën e konkusrseve ne Universitetet shtetërore, duke u shprehur se nuk vlerësohet merita.

“Bëhet fjalë për një konkurs që është shpallur në 2018. Tani në periudhën Qershor-Korrik janë bërë edhe përzgjedhja e kandidatëve fitues, aty pashë tek Fakulteti i Drejtësisë Departamenti i të Drejtës Publike, vura re se kandidatët, edhe dy që nuk kishin as titull doktorature, as artikuj shkencor që nga ana akademike ka një rëndësi të madhe.

Nga ana tjetër mua nuk më kanë pranuar fare në intervistë, duke argumentuar se unë kam mbaruar doktoraturën në të Drejtë Publike, por diploma ka qenë në Shkenca Politike, por në të vërtetë që edhe Shkencat Politike, por edhe e Departamenti i të Drejtës Publike, kanë lëndë të përafërta dhe shumë të ngjashme. Aq më tepër që mua më kanë pranuar në Itali në departamentit e Të Drejtës Publike duke qenë se kam doktoraturën në këtë profil.

Nga ana tjetër janë përzgjedhur dy kandidatë që nuk kanë shkruar asnjë artikull shkencor dhe nuk kanë as titull doktorature. Gjejnë arsyetime të cilat nuk qendrojne. Nuk u respektua parimi i meritës dhe vlerësimit të titujve. Veç këtyre, ka edhe konkurse të cilat nuk bëhen publike.”- u shpreh Vladimir Kola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME