Categories Lajme

Numëron rreth 18 mijë viktima nga Covid, ky shtet europian heq gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për të zgjatur gjendjen e tillë përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet e tij për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor, për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus.

Çekia, me 10.7 milionë banorë, është nën nivele të ndryshme bllokimi qysh në tetor. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Çekia, në dy javët e fundit, ka qenë e dyta në Evropë, pas Portugalisë, sa u përket rasteve ditore me koronavirus. Ky vend ka konfirmuar mbi 17,700 viktima me koronavirus – një nga normat më të larta në botë për kokë banori. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 1.6 milion. Mosvazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pritet të çojë në rihapjen e dyqaneve dhe heqjen e orës policore, nga java e ardhshme.

“Lehtësimi total dhe përhapja e pakontrolluar e infeksioneve, duke përfshirë mutacionet e reja të virusit, është rrugë drejt mbingarkimit të mëtejshëm të spitaleve dhe kolapsit të rrjetit spitalor”, tha Babis. Opozita në Parlamentin çek tha se Qeveria po vepron në mënyrë kaotike dhe se ajo nuk i ka pranuar kërkesat për një legjislacion të ri për pandeminë, për rishikimin e masave ekzistuese, për kompensim më të lartë për sipërmarrësit dhe njerëzit në karantinë, si dhe për plane më të qarta për rihapjen e shkollave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME