Categories Lajme

Nxënësit e shkollave të dëmtuara nga tërmeti, mësim normal në institucionet pritëse

TIRANË, 10 dhjetor/ ATSH/ Me rinisjen e procesit mësimor ditën e djeshme, ekipet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), drejtoritë rajonale arsimore, si dhe drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore kanë treguar angazhimin e tyre maksimal për normalizimin e procesit mësimor për nxënësit e shkollave të dëmtuara, të cilët u zhvendosën drejt shkollave më të afërta pritëse.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njoftoi se janë rreth 30 shkolla që nuk janë hapur dje për shkak të dëmtimit të pësuar nga tërmeti, teksa për secilën shkollë janë marrë të gjitha masat e nevojshme në kohë rekord për dërgimin e nxënësve tek shkollat pritëse.

Masat janë marrë nëpërmjet drejtuesve të shkollave dhe mësuesve që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit e nxënësve. Është treguar kujdes që secili prind të jetë i mirë-informuar se ku do të jetë shkolla pritëse dhe pika e caktuar për transportin i cili është falas për nxënësit dhe mbulohet nga buxheti i shtetit.

Më së shumti, transporti është parë i nevojshëm në zonat rurale. Ndërsa në zonat urbane, ku distancat kanë qenë më të afërta, nuk ka lindur nevoja për transport. Në kuadër të këtij plani zhvendosjeje janë afro 15 mijë nxënës të transferuar në shkollat pritëse, ndërsa buxheti për këtë operacion varion mes 15-17 milion lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME