Një shkollë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi në një shkollë në Babrru.
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mjetet”, për zbardhjen e vjedhjes së disa pajisjeve elektronike, në një shkollë në Babrru, kryer 5 ditë më parë.
Identifikohet dhe arrestohet njëri nga autorët e rastit.
Procedohen në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 2 bashkëpunëtorët e tij, nxënës të kësaj shkolle. Gjenden dhe sekuestrohen pajisjet e vjedhura.
Menjëherë pas njoftimit se më datë 10.01.2025, gjatë natës, ishte thyer dera e një shkolle në Babrru dhe ishin vjedhur aty, disa pajisje elektronike, Komisariati i Policisë Nr. 5 ka organizuar punën me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera në kuadër të operacionit “Mjetet”, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit. Njëri prej tyre, shtetasi E. N., 19 vjeç, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç (nxënës të kësaj shkolle), filloi procedimi në gjendje të lirë.
Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.