Një 23 vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e hotelit “Blu Mare” në Durrës, në lagjen 13 në zonën e Plazhit. Siç raporton gazetarja e Fax News nga terreni, 23-vjeçari punonte kamarier në hotel ndërkohë që pasi është shpëtuar i gjallë është dëgjuar që të thotë se: Kam dy persona të vdekur nën këmbët e mia!
23 vjeçari nga Arapaj, ka treguar se daja i tij ndodhet nën rrënoja dhe po lufton për jetën, sepse është më fytyrë nga betoni. Ndërkohë po ashtu është nxjerrë i gjallë dhe një 32-vjeçar, Adriatik Bodi. Mësohet se Bodi është inspektor tatimesh. Por raportohet se në hotel ka ende persona nën rrënoja që dyshohet se mund te kenë ndërruar jetë.
