Categories Lajme

“O legen”/ E mitura ofendoi Ramën në protestë, Kushi reagon e indinjuar: S’e pranoj keqpërdorimin e nxënësve

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar ditën e sotme pasi një vajzë e vogël u shfaq në sheshin e protestave dhe ofendoi kryeministrin Edi Rama duke e quajtur legen.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kushi shkruan se vajzës së vogël ia kishin mësuar gjithçka foli përmendësh dhe se vetë ministrja nuk e toleron dot keqpërdorimin e nxënësve.

Kushi shton gjithashtu në postimin e saj në rrjetet sociale se proteston kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t’i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla.

Postimi i plotë nga Evis Kushi

Rastësisht pashë në media një vajzë të vogël rreth 10 vjeçe, hipur në podiumin e protestës, që fliste për rritjen e çmimeve dhe nevojën për rritjen e pagave. Madje mbante në duar dhe fliste edhe për planin urban të një zone këtu në Tiranë. Në një moment të caktuar vajza e vogël, e stimuluar edhe nga duartrokitjet e qytetarëve të ekzaltuar, filloi të shajë me fjalë fyese, madje të turpshme, dhe çuditërisht dhjetëra mikrofona mediash vazhdonin të drejtoheshin me shumë fokus dhe interes ndaj saj.

Dukej qartë që gjithçka ia kishin mësuar përmendësh dhe vajza e vogël i artikulonte fjalët pa kuptuar rëndësinë e tyre dhe as arsyet apo qëllimin e vërtetë të protestës. Më ka tronditur vërtetë kjo ngjarje, sepse në shkollat tona një armatë e gjerë mësuesish i kushtojnë energji pa fund edukimit të nxënësve apo fëmijëve me gjuhën e respektit, mirëkuptimit dhe komunikimit paqësor me njëri-tjetrin.

Unë nuk jam kundër protestave, nëse ato janë të drejta, paqësore dhe kanë si qëllim një interes të lartë publik. Por unë nuk mund të pranoj keqpërdorimin e nxënësve apo fëmijëve dhe çedukimin e tyre, në kundërshtim me parimet dhe normat bazë të demokracisë dhe qytetarisë.

Prandaj unë protestoj kundër atyre prindërve që keqpërdorin, apo lejojnë që fëmijët e tyre të keqpërdoren nga të tjerët në protesta, dhe u bëj thirrje të gjithëve si shoqëri që t’i dënojmë fort dhe të reagojmë ndaj ngjarjeve të tilla. Prindër të dashur, lërini fëmijët të rriten të qetë në fëmijërinë e tyre e të mësojnë sa më shumë vlera! Ju ftoj të jeni mbështetës edhe për mësuesit e fëmijëve tuaj, duke i përgatitur ata si qytetarë të mirë e të denjë për shoqërinë tonë.

Më 13 mars, teksa ndodhej në protestë, e vogla mori fjalën para të gjithë protestuesve dhe thirrja e saj ishte për kryeministrin Edi Rama. Vajza kërkoi nga ai që të kthejë projektin e Kodrës së Priftit si dhe kërkoi largimin e Ramës nga pushteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME