Categories Kuriozitete

“O marr atë, ose do të vdes” Si u dashurua motra e Ahmet Zogut pas Enver Hoxhës

Alfred Peza në librin e tij “Sarah” provokon me dritëhijet e historisë shqiptare. Çfarë do të kishte ndodhur nëse Shqipëria nuk do të ishte pushtuar nga Italia fashiste në 7 prill 1939 dhe dy ditë më pas, siç që prerë dita, motra e Mbretit Zog, princesha Mexhide, do të ishte fejuar me Enver Hoxhën?! Me siguri që historia do të kishte rrjedhur ndryshe.

Pjesë nga libri, Ahmet Zogu- Sara Blloshmi:

-E kam takuar njëherë Enver Hoxhën

-Çne?!- pyeti ajo më shumë se e habitur.

-Ia kishte marrë mendjen Mexhides së shkretë, me letra.

Me fjalë të bukura, premtime e foto. M’u duk një trill momental mes dy të rinjsh që do të kalonte shpejt, si edhe ca të tjerë. Por ajo filloi grevën e urisë në shtëpi: O e marr atë, ose do të vdes,- thoshte.

-Shiko, shiko?!

-Pashë, ç’pashë, edhe me këmbënguljen e Geraldinës, kishim vendosur që të dielën, më 9 prill 1939, të bënim fejesën. Gjërat shkuan si shkuan dhe ai, mësues në Liceun e Korçës atë kohë, i kishte dalë përpara autokolonës së familjes mbretërore në momentin kur po kalonin kufirin drejt Greqisë. Unë u nisa të nesërmen, ditën e pushtimit, dhe e takova vetëm pak çaste në Selanik, ku edhe u ribashkuam. Në mëngjes nuk e pashë më. Ndoshta historia e Shqipërisë do të kishte rrjedhur ndryshe tani, nëse fejesa do të ishte bërë një javë përpara ose pushtimi do të ishte shtyrë për vetëm 48 orë; ose nga ndonjë stuhi e papritur në det që do të kishte vonuar zbarkimin… -Gjërat janë të shkruara në këtë botë dhe ne nuk jemi gjë tjetër, veç aktorë të një skenari të paracaktuar…Tiranatoday

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME