Categories Lajme

“O ndyrësirë, do të të vras fare”, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e “Stop”

Për masën qesharake gjobë 3 milionë Lekë që ministri Manja aplikoi ndaj noteres Majlinda Lleshi që dhunoi grupin e xhirimit të “Stop” në televizionin Klan, gazetari i emisionit investigativ u përball me kreun e drejtësisë. Ai shmanget, duke përdorur si mburojë aktivitetin ku po merrte pjesë.

Gazetari: A mund të të pyesim për diçka në lidhje me…?

Ulsi Manja: Për çfarë do të pyesni tani?

GazetariNë lidhje me dhunën, si e kategorizoni, të lejuar apo të palejuar?

Ulsi Manja: Dita e Samitit Kombëtar, ti më pyet për dhunën. E kupton tani? Në vend që të më pyesësh…

Gazetari: Dhuna a është e lejuar apo e palejuar?

Ulsi Manja: Në vend se të jesh i lumtur se janë mbledhur gjithë këta shqiptarë bashkë, ti më pyet për dhunën…

Gazetari: Prandaj po të them, dhuna është e lejuar apo jo?

Ulsi Manja: Të lutem! Vazhdo tani. Ta dhashë përgjigjen.

Gazetari: Na na rezulton se një notere, e cila është në administrim të ministrisë që ju drejtoni…

Ulsi Manja: Paske punë tjera ti..

Gazetari: Është gjobitur me gjobë dhe jo me pezullim ose heqje nga puna sepse ka dhunuar grupin e gazetarëve të “Stop”.

Ulsi Manja: A ka mundësi që të mos e prishësh këtë ditë të gëzimi të shqiptarëve të lutem?

Gazetari: Po dhunën, si e konceptoni ju zotëri të lejuar apo të palejuar?

Ulsi ManjaA ka mundësi që të ikësh tani?

Gazetari: Kjo është faktike sepse ka marrë gjobë dhe nuk është pezulluar. Pse i keni vënë gjobë Majlinda Lleshit, e cila ka dhunuar gazetarët?

Ulsi Manja: A ka mundësi?

Gazetari: Nuk mund të shmangeni kështu zoti Manja. Unë jam dhunuar dhe nuk është marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim noteren Majlinda Lleshi për dhunën ndaj grupit të “Stop”. Hetimet janë ndjekur nga prokurori i Tiranës Naim Tota, i cili pasi verifikoi rastin e dhunës vendosi të marrë të pandehur noteren Majlinda Lleshi për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”. Në përfundim të gjykimit, prokurori Tota i kërkoi gjykatës deklarimin fajtore dhe dënimin me 1 vit burgim për Majlinda Lleshin. Të njëjtën masë dënimi vendosi edhe gjyqtarja e çështjes, Vjollca Spahiu.

Saimir Kodra: Jam gjithë sy e veshë të shoh kush do të jetë trupa gjykuese në Apel dhe po aq i lumtur do të jem që Majlinda Lleshi të përballet me vendimin e burgut dhe të jetë pa licencë sepse nuk meriton më të të ushtrojë këtë lloj aktiviteti./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME