Filmi ‘I love Tropoja’ i realizuar nga producenti Ermal Mamaqi ka nxitur jo pak polemika ditët e fundit. Qytetarët tropojanë shprehen se janë ndier të ofenduar nga ‘morali i këtij filmi’. Gjithçka mësohet se ka nisur nga një skenë e filmit që ndodh në këtë qytet, ku për të nderuar mikun e tyre, familjarët i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të. Kjo traditë është mohuar se ekziston në Tropojë, sa qytetarët kanë shpërthyer në komente deri në sharje dhe fyerje nga më të rëndat.
‘O qorri Ermal mamuthi o injorant se veç me u zgërdhi din ti se edhe me famë nga Ami u bëre o idiot dije mirë një fjalë se në Malsi ka qenë dhomë burrash e dhomë grash e në dhomën e burrave nuk hynin gratë o injorant, merre infon e saktë para se të flasësh se edhe me ardhë me e lup për nuse vajzën e shtëpisë nuk kishte shanc me nejt te dhoma e burrave vec sa me e pa dhe dilte. Mos shpif gjëra o plehrë i degjenerum ti meriton me të var për kamsh para pallatit kongreseve na e keni shpif me pa televizor kur dilni ju’, shkruan komentuesi në faqjen ‘I love Tropoja’.
Kujtojmë që ditën e djeshme, ish-deputeti i PD e cilësoi një fyerje, e nxitur nga producenti politik i Mamaqit (referuar kryeministrit Rama që është pjesë e filmit) ndaj Tropojës dhe tropojanëve.
Haklaj u shpreh se ata po hakmerren ndaj Tropojës sepse nga aty nisi fluturimi i korifejëve të demokracisë Sali Berisha, Azem Hajdari, Besnik Mustafaj dhe qindra djemëve dhe vajzave, studentëve liberatorë, dallandysheve pranëverore të dhjetorit të vitit 1990 që sëbashku me uraganin popullor të Tiranës përmbysën diktaturën komuniste të mamaqëve, duke formuar Partinë Demokratike.

