Categories Showbiz

“O unë, ose ti aty! Ti ke shumë shpenzime se je i sëmurë”, nusja i drejtohet vjehrrit

Petriti ka sjellë në seancë ndërmjetësimi të birin në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare”, por ai nuk ka pranuar. Në vend të tij ka ardhur nusja, Albana. Por çfarë kërkon në këtë rast Petriti nga i biri dhe nusja?

Albana: Me gjithë respektin që kam si babai i burrit dhe gjyshi i fëmijëve të mi, të lutem shumë nuk e kuptoj sepse na ke futur në një stres, në një sherrr…

Petriti: Ku të vete unë, nga të ia mbaj unë?!

Albana: Po çfarë ke me ne?! Ne kemi hallin tonë.

 Eni Çobani: Nga djali çfarë kërkon?

Petriti: Nga djali dua strehim, strehim.

Eni Çobani: E ke nga martesa e parë këtë?

Petriti: Po.

Eni Çobani: Ke pasur marrëdhënie me djalin më përpara?

Petriti: Jo, me djalin kam pasur pak marrëdhënie kohët e fundit.

Eni Çobani: Po ku ka qenë djali gjithë këto vite, je interesuar ti si prind?

Petriti: Jo, për herë të parë në Greqi jemi njohur kur unë u sëmura për vdekje dhe u bëra për spital.

Eni Çobani: Po sa vjeç i ke lënë fëmijët?

Petriti: 15 vjeç. Te djali im do të shkoj. O nuse, unë do të shkoj te djali im.

Albana: Po ti ke gruan, djalit ia ke prishur qetësinë më vjen shumë keq.

Petriti: Ia prisha, s’ia prisha, djalit tim, te ai do të shkoj.

Albana: Djali nuk pranoi të vinte sot këtu…

Petriti: Ku do të shkoj unë?!

Albana: Gjeje të drejtën ku e ke lënë, jo këtu e të prishësh qetësinë time dhe të bashkëshortit tim. Ti ke 3 djem, çfarë ke me këtë tani?!

Petriti: Vetëm me atë sepse me atë e gjej llafin, me të tjerët nuk e gjej dot. Ky më ka ngjarë mua.

Albana: Tani të shkatërrojë jetën e tij?! Ose ti, ose unë aty sepse ti ke shumë shpenzime sepse je i sëmurë mbi të gjitha…

Petriti: Po unë ku do të shkoj?

Albana: Po pse nuk m’i dhe mua lekët dhe ja dhe Xhevatit?!

Petriti: Tek ai pata besim, vëlla, kushëri i parë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME