Blogerja e njohur Armina Mevlani ka publikuar së fundmi një status në rrjetin social Instagram një foto në Instastoryn e saj ku shkruan se ende nuk po e beson se mban në duar biletat e një koncertit të grupit Slipknot.
“O zot s’mund ta besoj. Endrra ime e adoleshences se shpejti do behet realitet”, shkruan Armina në foton me biletat.
Mesa duket, Armina do të shoqërohet nga shoqja e saj e ngushtë në këtë koncert dhe do ta “djegin” së bashku.


