Categories Lajme

Obama: ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump për përgjigjjen ndaj krizës me koronavirus.Në një bisedë private, ai e ka konsideruar përgjigjen amerikane ndaj pandemisë si “një katastrofë kaotike”.

Obama ka thënë se dëshiron të luajë rol më të madh për të mbështetur Joe Bidenin në garën e tij për president në muajin nëntor. Rrjeti amerikan, CNN ka raportuar se deklaratat e tij të fundit janë bërë me qëllim të inkurajimit të ish-stafit të tij, për t’u angazhuar tani në fushatën e Bidenit.

Qasja e Trumpit ndaj qeverisë duhet të fajësohet pjesërisht për përgjigjjen amerikane ndaj koronavirusit, ka thënë Obama. “Do të ishte qenë keq edhe me qeverinë më të mirë”, është cituar të ketë thënë ai gjatë bisedës. Deri më tani më shumë se 77,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi, derisa mbi 1,2 milion persona janë infektuar nga po ai në Shtetet e Bashkuara.

Shumë shtete patën prezantuar masa të izolimit në muajin mars, mirëpo tani të njëjtat i kanë lehtësuar, duke mundësuar shkuarjen e njerëzve në punë. Obama mes tjerash ka kritikuar ashpër edhe vendimin për hedhje poshtë të akuzave kundër ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, gjatë hetimeve për lidhjet e mundshme mes Trumpit dhe Rusisë./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME