Categories Lajme

OBSH: Në qarkullim koronavirusi

Ekspertët: Shqipëria nuk është e rrezikuar

Shqipëria është larg  koronavirusit. Burime nga ISHP bëjnë me dije se  rreziku për Europën dhe Shqipërinë nga virusi i ngjashëm me “sars” dhe që ka prekur disa persona në Kinë,  është fare i ulët. Mjekët infeksionist thonë se nuk ka vend për alarm.

“Për të mos përhapur panik, deri në momentin që flasim bëhet fjalë për një infeksion viral i quajtur koronavirus që ndodhet aktualisht në disa pacientë në Kinë. Nuk është e rrezikuar Shqipëria”, shprehet Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv, QSUT.

Por çfarë është koronavirusi?

“Duke qenë infeksion i rrugëve të frymëmarrjes ka shumë ngjashmëri me të tëra infeksionet virale, qoftë stinore apo edhe gripi, kolla, rrufa, temperatura, infeksioni i mushkërive që mund të bësh. Infeksion që përhapet përmes spërklave. Nga ana e shenjave klinike , të ankesave që një person ka, nuk është se ke ndonjë diferencë për të thënë që ky shkaktar është koronavirus, është virusi i gripit apo ndonjë shkaktar tjetër”.

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme, “mers” apo dhe  Sindroma e Rëndë Respiratore Akute, “sars”. Autoritetet kineze kanë pranuar deri tani 17 raste të prekura me këtë virus 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por shkencëtarët perëndimorë thonë se të prekurit janë mbi 1700. Madje 2 prej tyre janë identifikuar në aeroporte jashtë vendit, njëri në Tajlandë dhe tjetri në Japoni. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME