Categories Lajme

OBSH publikon listën e shteteve ku po shtohen rastet

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin në lidhje me rritjen e rasteve të reja me koronavirus gjatë kësaj jave, për herë të parë pas heqjes së kufizimeve. Sipas drejtorit rajonal të kësaj organizata, Hans Henri Kluge, në 11 vende përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Suedinë, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut është vënë re një rritje domethënëse e rasteve të reja me Covid-19. Ai shprehet se paralajmërimet e tij për rishfaqjen me forcë të transmetimit të Covid-19 tashmë janë realitet dhe shtoi se nëse nuk iu kushtohet vëmendja e duhur atëherë sistemet shëndetësore të këtyre vendeve mund të përballen me vështirësi.

“Për javë të tëra kam folur në lidhje me rrezikun e rikthimit të vrullshëm të përhapjes së virusit në një kohë kur disa vende shikonin masat. Në disa vende përreth Europës ky rrezik tashmë është një realitet. Më shumë se 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja në dy javët e fundit”, tha Kluge përmes një videokonference. Vendet për të cilat paralajmëron drejtori rajonal i OBSH janë Shqipëria, Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhan, Kazakistan, Bosnja, Kirgistan, Ukraina dhe Kosova.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME