Categories Lajme

“Ocean Viking” shpëton 374 migrantë në Mesdhe

Anija e ndihmës “Ocean Viking” ka shpëtuar 374 migrantë nga një fatkeqësi në detin Mesdhe, pranë Libisë, brenda 48 orëve të fundit, njoftoi organizata franceze “SOS Mediterranee”.

“Me 374 të mbijetuar në bord dhe një situatë gjithnjë e më të keqe të motit, ne duhet të zbresim njerëzit e shpëtuar sa më shpejt të jetë e mundur në portin më të afërt të sigurt, siç kërkohet nga ligji detar”, deklaroi Verena Papke, drejtore ekzekutive e “SOS Mediterranee” Gjermani.

“Një port i tillë i sigurt mund të jetë vetëm një port evropian”, theksoi ajo.
Vendet e origjinës së të shpëtuarve ishin kryesisht Guinea, Mali, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Sudani dhe Sierra Leone. “Ocean Viking” u largua nga porti francez i Marsejës për në detin Mesdhe më 11 janar, pas një pauze njëmujore.

Libia është shkatërruar nga konflikti civil për gati 10 vjet.
Vendi është bërë një nga zonat më të rëndësishme të tranzitit për migrantët në rrugën e tyre për në Europë. Shumë prej tyre duan të hyjnë në Europë përmes Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME