Categories Lajme

Oficer i Akademisë “Skënderbej” dhe avokat. Ky është Admir Abrija, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave ka larguar sot nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, duke emëruar në këtë post Admir Abrijan.

Por, kush është Admir Abrija, që do të drejtojë tashmë Burgjet?

Admir Abrija ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, nga Garda e Republikës, te Dogana e deri si Prefekt i Tiranës. I diplomuar për drejtësi, Abrija ka edhe licensën e avokatit. Ai ka punuar si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999, dhe më pas është bërë zëdhënës i këtij institucioni.

Më vonë, ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bamir Topi. Ai ka shërbyer edhe në radhët e policisë, ku ka mbajtur edhe postin e drejtuesit, mes të cilave edhe Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër.

Më tej, Admir Abrija u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, ku kishte nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimit. Pas këtij posti, ai do të emërohej si Prefekt i Tiranës, ndërsa sot i është besuar Drejtoria e Burgjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME