Një vajzë tre-vjeçare vdiq pasi u sëmur gjatë ditëve të pushimit në një resort turk, ndërsa dyshohet se mund të jetë helmuar nga paracetamoli i dhënë në recetë nga mjekët e hotelit.
Prindërit e Lily Gibson Lisa dhe Chris e morën atë në një qendër mjekësore pasi ajo pësoi ‘zverdhje’ të lëkurës – një simptomë e verdhëzës – ndërsa mjeku i dha një recetë për një farmaci aty pranë.
Por balerina e vogël më vonë vdiq në dhomën e saj të hotelit pasi mori ilaçet të cilat kishin dhe paracetamol.
Ngjarja tragjike ndodhi në Gusht 2018 në Bodrum në Mugla, Turqi.
Një përmbledhje paraprake në Sheffield pas hetimeve bëri të ditur se Lilly mund të ketë pësuar dëmtime vdekjeprurëse në mëlçi pasi u helmua nga një ‘dozë e papërshtatshme’ ilaçi.
Patologia pediatre Dr Marta Cohen analizoi organet e Lily pasi trupi i saj u soll në Britani, por ajo nuk mund të përcaktojë një shkak të vdekjes.
Sidoqoftë, ajo shprehu ‘shqetësime’ për ilaçin që Lily ishte këshilluar të merrte.
Z. Forrest tha: ‘Lily qartë pati një problem me mëlçinë e saj dhe ajo që Dr Cohen dëshiron të bëjë është të shikojë të gjitha detajet që kemi për trajtimin që Lili mori në Turqi.