Categories Teknologji

OKB: 4.1 miliardë njerëz në botë, të lidhur në internet

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara thotë se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet.Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) – agjenci e OKB-së – tha në raportin e publikuar të martën se shifra paraqet 5.3 për qind rritje nga viti 2018.

Përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Evropë, me 82.5 për qind, ndërsa më e ulta në Afrikë, me 28.2 për qind, thuhet në raport.Sipas të njëjtit, 3.6 miliardë njerëz mbeten jashtë internetit dhe shumica e tyre jetojnë në vende më pak të zhvilluara, ku “një mesatare prej 2 nga 10 njerëz është online”.Raporti thotë se shkalla e grave që përdorin internetin në të gjithë botën është 48 për qind, krahasuar me 58 për qind të burrave, shkruan Rel.“Derisa hendeku digjital gjinor është duke u zvogëluar në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Evropë, ai po rritet në Afrikë, shtetet arabe dhe rajonin e Azi-Paqësorit”, thuhet në raport.Doreen Bogdan-Martin, drejtore e Byrosë së ITU-së për Zhvillimin e Telekomunikacionit, tha se qeveritë duhet të përqendrohen në hapa “drejt zhvillimit të aftësive digjitale, veçanërisht në botën në zhvillim”.

“Edhe aty ku ekziston lidhja në internet, ne duhet të jemi më kreativë në adresimin e çështjeve kritike, si: përballimi i shërbimeve, kostoja e aparateve, mungesa e aftësive digjitale dhe analfabetizmi, për të aftësuar më shumë njerëz, e veçanërisht gra”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME