Categories Lajme

OKB: Më 1 janar në botë do të lindin 392.078 fëmijë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përllogaritur se më 1 janar 2020, në të gjithë botën, do të lindin 392.078 fëmijë. OKB-ja gjithashtu tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre. Gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes. Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) thotë se një e treta e foshnjeve, vdiqën në ditën e parë të lindjes.

Shumica e vdekjeve mund të ishin parandaluar. “Fillimi i një viti të ri, dhe një dekade të re, është një mundësi për të reflektuar në shpresat dhe aspiratat tona, jo vetëm për të ardhmen tonë, por të ardhmen e atyre që do të vijnë pas nesh”, tha Henrietta Fore, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it. ”

“Ndërsa kalendari ndryshon çdo janar, ne na kujtohen të gjitha mundësitë dhe potencialet e secilit fëmijë që hyn në udhëtimin e jetës së saj ose tij – nëse atyre iu jepet ai shans”, tha ajo. Shkaqet e vdekjeve përfshijnë lindjen e parakohshme, komplikimet gjatë lindjes dhe infeksionet.

Në nivel botëror, më shumë se gjysma e lindjeve të parashikuara më 1 janar do të ndodhin në tetë vende. India pritet të prijë me 67.385 fëmijë, Kina me 46.299, Nigeri pritet të ketë 26.039 dhe pastaj në llistë rradhiten: Pakistan, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME