Categories Kuriozitete

OKB: Njerëzimi po ndryshon klimën me një ritëm të pashembullt

Një raport i ri për klimën, i formuluar ashpër nga ana e  OKB-së dhe i publikuar sot, i përshkroi ndryshimet e fundit në klimën e Tokës si të pashembullta.

”Pa asnjë mëdyshje faji është aktiviteti njerëzor”, ishte përfundimi i parë i këtij raporti.

“Shkalla e ndryshimeve të fundit në të gjithë sistemin klimatik në tërësi dhe gjendja aktuale e shumë aspekteve të sistemit klimatik janë të pashembullt gjatë shumë shekujve deri në mijëra vjet”, thuhet në raportin e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Autorët shkruajnë se, duke pasur parasysh dëshmitë e disponueshme, ata besojnë se përqendrimet e dyoksidit të karbonit ishin më të larta në vitin 2019 sesa në çdo vit tjetër për të paktën dy milionë vitet e fundit, ndërsa temperatura globale e sipërfaqes së Tokës “është rritur më shpejt që nga viti 1970 sesa në çdo një periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë të paktën 2 000 viteve të fundit “.

Raporti u përpilua nga 234 ekspertë nga 66 vende dhe është më i gjithanshmi që është publikuar nga paneli i OKB -së që nga viti 2013.

IPCC citon tendenca të tjera historike të klimës së drejtuar nga njeriu, duke përfshirë edhe faktin që mesatarja vjetore e akullit të detit Arktik midis 2011 dhe 2020 ishte më e ulëta që nga viti 1850 dhe niveli global i detit “është rritur më shpejt që nga viti 1900 sesa gjatë çdo shekulli paraardhës në të paktën 3 000 vitet e fundit”.

”Ndikimi njerëzor është ka shumë të ngjarë nxitësi kryesor i tërheqjes së akullnajave në të gjithë globin gjatë tre dekadave të fundit, shkrirja e shtresës së akullit të Groenlandës dhe ulja e mbulimit të dëborës pranverore në Amerikën e Veriut.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME