Categories Lajme

OKB: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të azilantëve në 2020

Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.

Sipas një raporti të Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, mesatarja e refugjatëve në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë.

Ky tregues është përpiluar nga UNHCR, Agjencia e KB për Refugjatët, dhe sipas raportit përdor të dhëna për nivelet e refugjatëve që janë mbledhur në mënyrë rutinore nga UNHCR përmes Rishikimit të saj vjetor të Statistikave të Popullsisë (PSR), duke përfshirë të dhëna në nivel vendi nga sistemet administrative të azilit dhe bazat e të dhënave direkte të regjistrimit të refugjatëve.

Shqipëria vitet e fundit ka pasur një nivel të lartë të kërkesave për azil, duke u renditur e dyta në botë në raport me popullsinë

Pas Shqipërisë ndodhet Turqia e cila ka pasur një rritje të shtetasve që lënë vendin në raport me popullsinë totale në vitin 2020 kur krahasimi bëhet me 5 vite më parë. Por pavarësisht tendencës së ngjashme Turqia ka vetëm 100 refugjatë për 100 mijë banorë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara nënvizon se tendenca e vendeve të tjera në rajon është krejt e kundërt. Pra nëse krahasohen shifrat e 2015 me ato të 2020 ka pasur përmirësim pra më pak largime.

“Në nivel global indikatori ka shënuar rritje të proporcionit të refugjatëve nga 216 për 100 mijë banorë në 2015 në 307 për 100 mijë banorë në vitin 2020. Raporti i refugjatëve që kanë origjinën nga një nga vendet e UNECE ka rënë nga 48 në 26 për 100 mijë banorë. Në terma absolutë numri i refugjatëve që kanë origjinën nga këto vende ka rënë nga 607 mijë në 343 mijë. Reduktimi i numrit të refugjatëve me origjinë nga vendet e UNECE kryesisht udhëhiqet nga rënia e dukshme e refugjatëve nga Ukraina. Rënie e dukshme u shënua edhe nga vende si Kroacia, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër ka pasur një rritje të dukshme të numrit të refugjatëve që vijnë nga Shqipëria dhe Turqia në raport me numrin total të popullatës së tyre”, thuhet në raportin e UNECE.

Ky insitucion ka analizuar tendencën e emigracionit në kuadër të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë rast në thelb ishte objektivi 10 për Zhvillimi të Qëndrueshëm që ka të bëjë me uljen e pabarazisë mes vendeve më së shumti targeton lehtësimin e migrimit të rregullt, të sigurt dhe të përgjegjshëm e lëvizshmërinë e njerëzve përfshirë përmes zbatimit dhe planfikimit të politikave migratore të mirë menaxhuara./ N.Maho

Refugjat është një person i cili është larguar nga vendi i tij sepse rrezikohet nga shkelja serioze e të drejtave të njeriut dhe persekutimit. Rreziqet për sigurinë dhe jetën  janë aq të mëdha sa menduan se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin dhe të kërkonin siguri jashtë vendit të tyre sepse qeveria e tyre nuk mund ose nuk do t’i mbrojë ata nga ato rreziqe. Refugjatët kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare (perkufizimi sipas Amnisty International)./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME