Violinisti Olen Cesari ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e lojës “Ndaje ose haje”. “Cili është artisti që sipas teje nuk e meriton famën që ka arritur?”, e pyeti Luana violinistin e njohur. “Është një aktor që e ka një famë të paparë, por që s’e ka merituar kurrë sepse ia ka futur të gjithë shqiptarëve keq fare. Ai është Enver Hoxha”, u përgjigj Oleni. Pas përgjigjes së violinistit, aktori i humorit Rezart Veleshnja ndërhyri dhe tha me humor: “Enveri ka qenë për regji, dhe nuk ka qenë aktor, ka qenë regjisor”.
Categories
Showbiz
