Categories Lajme

Olsa Muhameti na paralajmëron se çfarë do ndodhë te Kepi i Tundimeve: Më ka bërë të qaj, aty ku nuk e prisja

Prej dy javësh ka artuar në ekranin e TCH program “Kepi i Tundimeve”, ku 10 të rinj sfidojnë tundimet që të mos puthen, flenë bashkë apo të mos kryejnë marrëdhënie intime me qëllim fitimin e çmimit të madh 20.000 euro. Deri më tani janë transmetuar vetëm 2 episode, por kaq ka mjaftuar që shikuesit të mbërthehen pas ekranit.

Por a do thyhen rregullat?! Autorja e programit, Olsa Muhameti ka zbuluar disa surpriza dhe të papritura rreth “Kepit të Tundimeve”.

Në një pyetësor në Instagram, Muhameti ka treguar se kur do të shohim një puthje në këtë program. “Tek episodi i katërt. Aty ku nuk e prisja të them të drejtën”, ka shkuar Olsa.

Po ashtu ajo zgjoi më shumë interes me një tjetër përgjigje ku tha se në episodi i gjashtë të bën për të qarë: “Çdo episode që kalon bëhet më interesant sepse ngjarjet nisin të zhvillohen.

Mua më pëlqen i katërti, Petrinës i pëlqen episodi i gjashtë. Mua 6-ta më ka bërë të qaj dhe më pëlqen më shumë kur më argëton Kepi se sa kur më bën të qaj.”

Ndërsa komentit “Shumë skandaloze, është një program që fëmijët nuk duhet ta shikojnë dhe ju që i bëni këto programe”, Olsa i është përgjigjur: “Pse, kush ka thënë që është për fëmijë?! Është +16, e keni të shënuar në ekran.”/ GOTA NEWS ALBANIA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME