Categories Showbiz

Olta Gixhari rrëfen historinë e veçantë që qëndron pas emrit të djalit të saj Amar

Olta Gixhari u bë nënë e një djali pak muaj më parë. Aktorja, e cila jeton prej kohësh në Spanjë, ka rrëfyer në një intervistë të dhënë së fundmi historinë e veçantë që qëndron pas emrit Amar, me të cilin pagëzoi të voglin e saj.

E ftuar në “Jonida’s Room”, Olta u shpreh se në fakt emrin e tij e ka zgjedhur Armina Mevlani, por ajo që e shtyu t’i vendoste këtë emër ishte ëndrra e veçantë që kishte parë me të birin. “Emrin Amar e kam vendosur që në muajin e katërt, sa kisha hyrë në muajin e pestë të shtatzënisë.

Por nuk kam hequr dorë duke kërkuar emra dhe kam lexuar lista pafund, nga pesë mijë emra në ditë lexonim unë dhe partneri im dhe instinktivisht e thërrisja bebin Amar kur e kisha në bark.

Kisha një ëndërr njëherë dhe më doli por jo me fytyrën që ka, thjesht si energji, thjesht e dija që ishte bebi dhe më tha: “mami boll kërkove se emri është ky”. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani.

Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër,” rrëfeu Olta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME