Categories Lajme

OMONIA zbardh provat: Ja si po manipulohen dokumentet në dosjen hetimore të Belerit, nuk është i dënuar më parë

Himarë 08.07.2023
DEKLARATE PER SHTYP
Zyra e Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare
Ne vijim te deklarates se Zyres se Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare z. Beleri per manipulimin e provave ne dosjen hetimore ne ngarkim te tij , po ju paraqesim deshmine e falsifiuar te gjendjes gjyqesore te z. Beleri ku rezulton i denuar.
Realisht sipas gjendjes gjyqesore te vertete dhe te leshuar nepermjet portalit e- albania , z. Beleri figuron i pa denuar .
Me poshte po ju paraqesim gjendjen gjyqesore te falsifikuar prej Prokurorise Vlore me nr 0 prot dt 12.05.2023 si edhe 3 te tjera te verteta te leshuara ne momentin e kandidimit te z. Beleri depozituar ne KQZ si edhe pas momentit te arrestimit te tij ku ai figuron i pa denuar!
Vendosja e provave te falsifikuara ne fashikullin hetimor me qellim kushtezimin e vendimeve te gjykatave lidhur me rrezikshemrine shoqerore te z. Beleri dhe krijimin e nje imazhi negativ per te eshte fundi i drejtesise !
Akoma me i rende eshte fakti se Prokuroria Vlore dhe Prokuroria e Posacme refuzojne te heqin nga fashikulli hetimor proven e falsifikuar dhe vendosjen e gjendjes gjyqesore te vertete per z. Beleri.
Eshte e pa precedente ne historine e drejtesise shqiptare qe ne fashikullin hetimor , vet organet qe jane marre me hetimin e ceshtjes te fabrikojne prova dhe te administrojne akte te falsifikuara .
Ne vijim do ti paraqiten opinionit publik prova te reja edhe me te renda te falsifikimit te dosjes hetimore ne ngarkim te z. Beleri si edhe emrat konkrete te prokuroreve dhe oficereve te policise te perfshire ne skandal!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME