Categories Lajme

Operacion gjatë natës kundër lojërave të fatit në Vlorë, 3 në pranga

3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që raportohet se janë bllokuar disa pika që operonin vënie llotosh të paligjshme.

Policia e Vlorës bën me dije informacioni është marrë në rrugë operative, ndërkohë që ka njoftuar se janë nën hetim 3 persona të tjerë. Janë sekuestruar dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparatë telefoni celular. 3 kanë qenë rastet e lokaleve të goditura dhe janë arrestuar të tre pronarët.

Rasti i parë është A .M 25 vjeç pasi në lagjen “Pavarësia”, në ambjentet e lokalit të tij “BAR-KAFE”, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit janë konstatuar disa paisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

Një tjetër 25 vjeçar është prangosur Xh. F, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive. Për rastin në fjalë është proceduar penalisht edhe shtetasin P.C, 62 vjeç, pasi ishte duke vendosur baste sportive.

Dhe personi i tretë i prangosur, D. B 29 vjeç, banues në Vlorë, të cilit në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan tre aparate telefona celular të cilat dyshohen se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në lokalin e tij janë gjetur duke vënë baste sportive I.J,50 vjeç,dhe A.D.,27 vjeç, banues ne Vlorë, të cilët janë në procedim penal.

Mësohet se aksioni i policisë është përqendruar përgjatë bulevardit Vlorë-Skele ku disa pika bastesh janë bllokuar. Gjithashtu blutë e Vlorës kanë sekuestruar materialet që ndodhen brenda në pikat e llotove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME