Categories Lajme

Operacion “Shpirti”, rrëfehet i penduari: Si e trafikuam kanabisin me makinë funerali

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e bashkëpunëtorëve të drejtësisë që solli edhe operacionin “Shpirti” duke goditur 4 grupe k riminale të t rafikimit të l ëndëve n arkotike. Një nga personat që ka t rafikuar me skaf rreth 1 ton kanabis nga brigjet shqiptare drejt Italisë ka treguar me detaje për hetuesit se si realizohej trafikimi.

Sipas prokurorisë, skafisti Fiqiret Sferi ka dëshmuar përballë hetuesve italiane se ndihmoj nga dy shoqëruesit e ish-ministrit Tahiri, Hekuran Marku e Agustin Deda dhe njohjen me ta e ka siguruar nga Elton Bregasi që njihej me pseudonimin “Pingio”. Në dosjen thuhet se dy ish-gardistët, ishin pronarë të parcelave të drogës në Memaliaj, ndërsa për transportimin e një sasie drogë deri në vendin ku qëndronte skafi është përdorur për mos rënë në sy një makinë funeralesh.

“Hekurani dhe Agustini erdhën tek ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi shkuar në Vilëbashtovë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetor.

Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një “Mercedez Vito”. Ishte dhe një makinë e përdorur për v dekjet. Dy bodygardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje” tha ai.
Nga dëshmia e të penduarit tregohet edhe momenti kur dy ish-shoqëruesit e ministrit siguronin rrugën që do të përshkruante mjeti që ishte ngarkuar me k anabis duke shmangur kontrollet e policisë.

“Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë, kemi parë policinë dhe për këtë njoftuam “Pingion”. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale.

Shkuam tek një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam tek varrezat e “Pingios” dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me Ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi.

Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan “Pingion” dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin tonë”.

Referuar hetimeve të prokurorisë, dy ish-gardistët në bashkëpunim me Eltjon Bregasin, si dhe katër italianë kanë trafikuar 1016 kg l ëndë na rkotike nga Shqipëria drejt Italisë, por kjo sasi është kapur nga policia e Barit.

Seferi ka treguar se ai së bashku me skafistin tjetër Ferhat Ajdinin do të fitonin 200 mijë euro nëse droga nuk do të kapej. Për zbardhjen e aktivitetit k riminal të nisur prej 2016-tës hetuesit janë ndihmuar nga dëshmitë Fiqiret Seferit, Ferhat Ajdinit, Donial Drollti, Mariglen Shushës dhe Elton Hamzait./Abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME