Categories Lajme

Operacioni i RENEA dhe FNSH, 60 të ndaluar. Ja disa prej tyre

Qyteti i Shijakut që prej mesditës së të dielës, ndodhet nën “presionin” e forcave të shumta policore. Forcat Speciale, Renea Operacionale, mbështetur dhe nga blutë e Durrësit, po ushtrojnë krehje të zonës, për të ndaluar persona me precedentë të mëparshëm penal, në fushën e narkotikëve dhe veprave të tjera të kundraligjshme.

Burime konfidenciale thanë për Fax News se bëhet fjalë për rreth 60 persona të ndaluar, disa prej të cilëve, emra të njohur për policinë dhe botën e krimit. Të njëjtat burime thanë se në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 1000 efektivë të policisë.

Mësohet se nga të arrestuarit janë: Shkëlqim Avdyli, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shaqir Gjepali, Fatos Llaftiu.

Ndërkohë që operacioni policor po zhvillohet pa detaje nga ana e Policisë së Durrësit, e cila është thjesht mbështetëse në operacion, pasi urdhëri ka ardhur nga kryeqyteti. Po ashtu, të njëtat burime bëjnë me dije, se ky operacion ka disa ditë që pritej të zhvillohej në Shijak, i cili është një ndër qytetet më të lakuara për aktivitet kriminale ndër vite dhe që janë shënuar një sërë ngjarjesh me karakter kriminal.

Mbetet që në vijim të bëhen të ditur zyrtarisht emrat e të arrestuarave, nëse do të ketë te tillë, ndërsa krehja e terrenit, në banesat e të “fortëve” vijon ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME