Categories Lajme

Operacioni Itali- Shqipëri, flet Kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka marrë pjesë në konferencën online të Anti- Mafias italiane ku u arrestuan 37 persona në Itali dhe Shqipëri, si dhe u sekuestrua 3.5 ton drōgë me vlerë 40 milionë euro. Kraja tha se SPAK nuk është kufizuar vetëm në urdhër- arreste por edhe në akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale duke kryer edhe sekuestrime ndaj këtij grupi krīminal në Shqipëri.Ai shton se ajo çfarë do të vijojë të bëjë SPAK, është që do të hetojë për autoritetet që e lejuan këtë grup krīminal dhe e favorizuan që të trafikonte drōgë duke çuar para përgjegjësisë penale këdo që është i përfshirë. ”Sot jemi konkretë në operacionin që kemi realizuar. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigjia më efektive që mund t’i jepet krīmit të organizuar që funksionon në rrafshin ndërkombëtar. Ajo që dua të them është që operacioni ishte i suksesshëm. Koordinim perfekt, strukturave policore shqiptare dhe prokurorive shqiptare e italiane.

E reja që kemi thënë është që nuk jemi kufizuar vetëm tek arrestimi i personave përgjegjës, por kemi ngritur edhe akuza për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kemi sekuestruar produkte të veprës penale.Jemi të vendosur dhe dua të garantoj, që edhe ekipet e përbashkëta të vijojmë me të njëjtin seriozitet deri në përfundimin e hetimeve.Do të vazhdojmë të hetojmë deri në detaje për përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore që anë lejuar trafikon e drōgës nga grupi krīminal. Kushdo që të jetë i përfshirë, do dërgohet para përgjegjësisë penale. Ju falënderoj dhe besoj tek bashkëpunimi jonë i mëtejshëm. ”- tha Arben Kraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME